Kandidati për kryeministër nga LVV, Albin Kurti ka mbajtur një tubim me qytetarët në Prizren.
Në fjalën e tij të rastit, kryeministri i tanishëm ka thënë se qytetarët e Kosovës kurrë nuk e kanë pasur gjendjen e sigurisë dhe socio-ekonomike më të mirë sesa në këto katër vjet, përcjell Arbresh.info.
“Të dashur qytetarë të Prizrenit, kurrë qytetarët e Kosovës nuk e kanë pasur gjendjen e sigurisë dhe socio-ekonomike më të mirë sesa në këto katër vjet. Ka të pakënaqur nëpër studio televizive, po ata nuk janë të pakënaqur pse janë të papunë ose pse janë të varfër por janë të pakënaqur nga lakmia dhe xhelozia. Ata nuk janë as pakicë, ata janë individë. Pra, individë të pakënaqur nga lakmia xhelozia jo nga papunësia e varfëria, e qeveria e juaj, qeveria jonë, nuk mund të merret me disa individë të pakënaqur nga lakmia e xhelozia siç janë edhe krerët e partive opozitare. Ne merremi me shtimin e punësimit dhe me zvogëlimin e varfërisë dhe pikërisht këtë gjë e kemi bërë, si askush tjetër, asnjëherë më parë”, ka thënë Kurti./Arbresh.info
Temperatura deri në 24 gradë, parashikimi i motit për nesër
Studenti shqiptar në Maqedoni të Veriut: Protesta s’është e ...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Hudhra – ilaçi natyral që fuqizon shëndetin
Nxjerrja ilegale e thëngjillit në Vushtrri rrezikon banorët ...
Kopenhaga zgjidhet qyteti më i lumtur në botë