Kurti në Austri, takohet me kancelarin Christian Stocker

14:18 | 9 Qershor 2026
E H

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Austri, ku është pritur nga kancelari austriak Christian Stocker.

Gjatë takimit, bashkëbiseduesit kanë diskutuar për avancimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Austrisë, me theks të veçantë në bashkëpunimin ekonomik, politik dhe mundësitë për zgjerimin e partneritetit në sektorë të ndryshëm me interes të përbashkët.

Temë e rëndësishme e takimit ishte edhe rrugëtimi evropian i Kosovës, ku u diskutua për procesin e integrimit dhe mbështetjen e vazhdueshme për afrimin e vendit me strukturat e Bashkimit Evropian.

Në vazhdën e vizitës së tij në Vjenë, Kurti pritet të marrë pjesë edhe në Forumin Ekonomik të Vjenës, ku liderë politikë dhe përfaqësues të biznesit do të diskutojnë për bashkëpunimin ekonomik rajonal, investimet dhe perspektivën evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor./rtk

Shpërndaje në rrjete sociale