Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë mbrëmë në pritjen e organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, me rastin e përfundimit të edicionit të 8-të të Konferencës së Ambasadorëve.
Konferenca e Ambasadorëve, e cila edhe sivjet ka mbledhur në Prishtinë përfaqësuesit diplomatikë të Kosovës të akredituar nga e gjithë bota, është mbajtur përgjatë tri ditëve me sesione dedikuar planifikimit strategjik të politikës së jashtme dhe forcimit të rolit të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Gjatë konferencës u organizuan panele me drejtues të institucioneve dhe diskutime të ndryshme gjatë të cilave u trajtuan tema si, siguria dhe mbrojtja si prioritet gjeostrategjik i vendit, kërcënimet edhe rreziqet jokonvencioanle të sigurisë, organizatat ndërkombëtare dhe politikat e sigurisë, diplomacia publike, imazhi i vendit dhe angazhimi i diasporës, diplomacia ekonomike, si dhe çështja e shqiptarëve të Luginës së Preshevës./Arbresh.info

Deputeti i VV-së shkakton të qeshura në Kuvend, e ngatërron ...
Haxhiu ‘ironizon’: Veç edhe presidenti na ka mbetë, edhe kre...
FIFA rrit përsëri çmimet e biletave
Ministri shqiptar: Samiti i Diasporës, platformë kyçe për ba...
Rritja e faturave të energjisë për shkak të luftës, Starmer ...
Partitë pajtohen që rezoluta e PDK’së për luftën të votohet ...