Mëngjesin e sotëm, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mirëpriti në takim përfaqësues nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, bashkë me Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiu.
Së pari, kryeministri e përgëzoi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës dhe aktivisten Feride Rushiti për suksesin e nominimit për Çmimin Nobel për Paqe, nominim, i cili u bë nga deputeti i Parlamentit suedez, Magnus Jacobsson. Kryeministri shprehu gatishmërinë për mbështetjen e parezervë të Qeverisë së Republikës së Kosovës për këtë nominim.
“Këtij urimi dhe gatishmërie për përkrahje, iu bashkua edhe ministrja Haxhiu, e cila theksoi se ky nominim vjen si pasojë e punës së madhe të organizatës dhe përfaqësuesve të saj për adresimin e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si dhe shtoi rëndësinë e vazhdimit e fuqizimit të bashkëpunimit të Ministrisë së Drejtësisë me Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës”, thuhet në njoftimin për media nga Zyra e Kryeministrit.
Në vijim, kryeministri vlerësoi punën e çmueshme të QKRMT-së, duke veçuar rëndësinë e grumbullimit të bazës së të dhënave dhe dëshmive të të mbijetuarve të torturës e dhunës gjatë luftës në Kosovë./Arbresh.info/


Përfshihet nga zjarri një banesë në Elbasan
Përfundon seanca e thirrur për të diskutuar rreth presidenti...
Konjufca për opozitën dhe zgjedhjet: Populli thotë çka lyp e...
Glauk Konjufca dhe Fatmire Mulhaxha Kollçaku zyrtarisht tërh...
Konjufca me akuza, thotë se përmes presidentit po tentohet t...
Çitaku, VV-së: Zgjedhja e presidentit s’është hajgare, por o...