Kryeministri në datyrë, Albin Kurti, i shoqëruar nga myftiu Naim Tërnava dhe deputeti i zgjedhur, njëherësh Kryetari i Koalicionit VAKAT, Rasim Demiri, mirëpriti sot Kryetarin e Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, Husein Kavazović.
Diskutuan për bashkëpunimin ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnje dhe Hercegovinës, teksa të dy palët shprehën vullnetin dhe gatishmërinë për më shumë shkëmbime ndërmjet qytetarëve të dy vendeve. Aty u përmend dhe vendimi i Qeverisë së Kosovës për heqjen e njëanshme të vizave për qytetarët e Bosnje dhe Hercegovinës duke e mundësuar udhëtimin e tyre drejt Kosovës vetëm me letërnjoftim biometrik, sipas marrëveshjes për lëvizje të lirë nga Procesi i Berlinit.
Kurti gjatë bisedës veçoi rezultatet dhe politikat e Qeverisë në mbështetje sociale, përfshirë ndihmën për gratë, lehonat dhe fëmijët, si dhe në edukim dhe shëndetësi. Ai gjithashtu informoi myftiun Kavazović rreth projekteve restauruese të shumë objekteve kulturore islame, duke përfshirë xhamitë dhe objekte të tjera fetare, si dhe për investimet e vazhdueshme në mbrojtje të trashëgimisë kulturore të Kosovës.

Aksidenti me autobus lë 15 të vdekur në Guatemalë
Kosova voton nesër, rreth 2 milionë qytetarë me të drejtë vo...
Osmani nderon ushtarët e Gardës Kombëtare të Iowas, të rënë ...
Parashikimi i motit për nesër, temperaturat shkojnë deri në ...
Aston Villa përmbys Chelsea
Aksident në aksin Qafë Plloçë – Pogradec, makina përplas një...