Kryeministri në detyrë Albin Kurti, ka mirëpritur në Prishtinë sopranon me famë botërore Ermonela Jaho, pak para koncertit të saj gala në kryeqytet.
Me këtë rast, Kurti theksoi rëndësinë e këtij eventi si një hap i madh përpara për Institucionin e Operës në Kosovë, i themeluar në vitin 2022.
“Kosova është edhe vend i operës. Sepse zëri këtu gjithmonë ka gjetur shtëpi bujare që dëgjon,” u shpreh Kurti, duke përmendur rrugëtimin historik të operës në vend që nga kompozimi i parë i Rauf Dhomi “Goca e Kaçanikut”, e deri te koncerti i sotëm gala.
Ai e cilësoi pjesëmarrjen e Ermonela Jahos si një mbështetje të çmuar për këtë proces ndërtimi kulturor dhe artistik, duke falënderuar sopranon për përulësinë dhe dashurinë me të cilat i quan Kosovën dhe Shqipërinë shtëpitë e saj.
“Kosova nuk po e pret operën. Kosova po e ndërton atë,” përfundoi Kurti.
Kurti në Londër: Takime me zyrtarë britanikë dhe diskutime p...
IPK arreston një zyrtar policor, dyshohet për “ngacmim”
Eurodeputeti austriak: Kosova ndër vendet më të avancuara pë...
Abdixhiku: Haradinaj e ka keqkuptuar mirësinë time – në qoft...
Rama prezanton programin për fermerët: Deri në 2 milionë eur...
Abdixhiku: S’kemi folur për emra me Kurtin, s’ka gjasa të ve...