Forumi ndërkombëtar “Njihuni me Kosovën në Vjenë 2026” do të mbahet sot në Vjenë, me temën “Rruga e Kosovës drejt Integrimit Ekonomik dhe Rritjes”, duke mbledhur përfaqësues institucionalë, diplomatë, ekspertë ekonomikë dhe përfaqësues të biznesit.
Në këtë forum do të marrë pjesë kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili pritet të mbajë fjalimin kryesor në sesionin hapës. Në të marrin pjesë përfaqësues nga institucionet shtetërore, organizata ndërkombëtare, sektori privat dhe investitorë nga Austria, Kosova dhe rajoni.
Diskutimet në forum do të fokusohen në zhvillimin ekonomik të Kosovës, investimet e huaja, si dhe sektorë kyç si infrastruktura, teknologjia e informacionit dhe komunikimit, energjia, transporti dhe turizmi.
Në këtë ngjarje pritet pjesëmarrja edhe e përfaqësuesve të institucioneve financiare ndërkombëtare dhe organizatave si Banka Botërore, Fondi Monetar Ndërkombëtar dhe Banka Evropiane e Investimeve, me qëllim promovimin e Kosovës si destinacion për investime dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik rajonal./rtk/
BE i jep Ukrainës 2,8 miliardë euro ndihmë të re financiare
KQZ publikon të dhënat: Gratë më të votuara në zgjedhje
Çmimet e derivateve: Nafta 1.54€, benzina 1.41€
Tërmeti në Filipine: Numri i viktimave rritet në 37, qindra ...
Rama për Al Jazeera: Projekti në Zvërnec do të realizohet pa...
Statistikat e arsimit 2025/2026: Më pak nxënës dhe studentë ...