Kurti mbush sallën në Cyrih të Zvicrës, mërgimtarët e presin me brohoritma e duartrokitje

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar fushatë elektorale në Cyrih të Zvicrës. Pamjet nga tubimi i ka ndarë në Facebook, Lëvizja Vetëvendosje ku shihen një numër i madh i simpatizantëve të Kurtit. “Nga Cyrihu i Zvicrës, mërgata cep më cep për numrin 118”, ka shkruar VV-ja në postimin e ndarë./Arbresh.info/