Kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherit kryeministri i vendit Albin Kurti ka premtuar se në mandatin e ardhshëm do të nis ndërtimi i hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë.
Kurti ka thënë se do të dyfishojnë edhe kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore.
“Dy net me radhë, dy tubime në Prishtinë. Një në Hajvali dhe një në Dardani. Për banorët e Komunës së Prishtinës e për qytetarët e Republikës, zotohemi se në mandatin e ardhshëm nisim ndërtimin e hekurudhës Prishtinë-Durrës dhe Portin e Thatë, do të dyfishojmë kapacitetin e mbulueshmërisë së ngrohjes qendrore, rinovojmë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve dhe do të ndërtojmë Kullën TIK apo ICT Tower”, shkroi Kurti në Facebook./Arbresh.info/
Orbani heq dorë nga ulësja e deputetit pas humbjes masive në...
KEK: Stabilizohet sistemi i elektrofiltrave në “Kosova A”
Tiranë: Alarm për bombë në një qendër tregtare
Bisedimet me Iranin/ Trump anulon takimin: Witkoff dhe Kushn...
Mitrovicë: Inspekcioni komunal ndalon ndërtimet në 5 lokacio...
Emisari francez: Për Francën është thelbësore që të gjitha v...