Kurti liron nga detyra Qazim Rrahmanin, ky është zëvendësministri i ri

15:13 | 7 Prill 2021

Kryeministri Albin Kurti ka liruar nga detyra e zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rrahmanin.

Në vend të tij në këtë pozitë ka emëruar Resul Makreshin.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka liruar nga detyra zëvendësministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Qazim Rahmani.
Nëpërmjet një letre drejtuar Kryeministrit të Republikës së Kosovës, zëvendësministri Rahmani ka kërkuar që të lirohet nga të gjitha detyrat dhe përgjegjësitë e përcaktuara nga vendimi paraprak për emërimin e tij. Arsyeja e dorëheqjes së zëvendësministrit Rrahmani është angazhimi në një pozitë tjetër pas konsultimeve me subjektin të cilit i takon Në vend të z. Qazim Rahmani, Kryeministri Kurti e ka emëruar z. Resul Makreshi”, thuhet në njoftimin e ZKM’së.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara