Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka kujtuar heroin Luan Haradinaj në përvjetorin e 28 të rënies. Ai ka thënë se Luani ishte guximtar dhe trim, ndonëse në një moshë të re.
Kurti në një postim në Facebook ka shkruar për Luanin se ishte “Student e luftëtar: jeta e tij ishte e ndarë mes zjarrit të dijes dhe zjarrit të luftës. Luani i mbronte shokët, e mbronte atdheun e luftonte për liri”.
Ai pos tjerash thotë se aksionet e tij guerile kundër policisë serbe kanë qenë të panumërta, sepse në mendje e zemër kishte atdheun e dashur dhe gëzimin e lirisë bashkë me të gjithë ne.
“Luani u vra kur i kishte 23 vjeç teksa kalonte kufirin e ish-Jugosllavisë që ndante shqiptarët në Kosovë dhe Shqipëri, të cilin e përshkonte shpesh për shkak të studimeve por edhe rastit për të realizuar aksione kundër forcave serbe e bartur armatim për të furnizuar luftëtarët e UÇK-së. 6 maji i vitit 1997 është përvjetori i rënies së tij dhe shënimi i humbjes së një atdhetari e patrioti të kombit. Lavdi veprës së Luan Haradinajt dhe të gjithë dëshmorëve të kombit!”, ka shkruar Kurti.
Konjufca nesër pret në takim Spiropalin
Getoar Mjeku emërohet zëvendësministër i parë i Ekonomisë
Dronë mbështetjeje për Mateon dhe Brikenën në BBVA 5
Haradinaj takon ambasadorin hungarez, flasin për anëtarësimi...
Erion Veliaj mbetet në burg
Dogana gjen 1 milion euro të fshehura brenda veturës në Merd...