Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar sot heroin Agim Ramadani me rastin e përvjetorit të 26-të të rënies së tij në Betejën e Koshares.
Kurti, në një postim në Facebook, tha se angazhimi i tij si luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ishte vepra më sipërore mes veprave të tij aq të shumëllojta: nga pikturat te poezia dhe nga fjalimet frymëzuese te mësimet ushtarake
“Si piktor, Agim Ramadani ka lënë pas tablo të pikturuara në mënyrë shumë organike, ndërsa si poet, ai na ka lënë në vargje pasionin dhe dashurinë e tij për lirinë. Por vepra më komplekse e Katanas është angazhimi intensiv dhe lufta e tij për çlirimin e Kosovës.”, ka shkruar Kurti.
Kurti tha se nga rënia e tij më 11 prill 1999 përgjatë luftimeve të Betejës së Koshares, u ngrit vepra e tij më e madhe, e krijuar në bashkautorësi me të gjithë dëshmorët – vepra e lirisë./Arbresh.info
Fier: U fut për të vjedhur, hajni gjendet i vdekur brenda sh...
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...