Kryeministri i vendit, Albin Kurti dje për Krishtlindje ka qëndruar në Komunën e Gjakovës.
Atje ai zhvilloi takime me qytetarë dhe vizitoi edhe kishën e Shën Ndout, shkruan Arbresh.info.
“Dje për Krishtlindje kaluam tërë ditën me vizita e takime në Komunën e Gjakovës. Nga aktiviteti në aktivitet, nga familja në familje me ngrohtësi u pritëm në secilën prej tyre në këtë ditë të shenjtë për besimtarët e krishterë. Nga Kisha e Shën Ndout te familja Sebi, nga fshati Vogovë në Pjetërshan, nga familja Rasi në fshatin Kusar te familja Domgjoni në Kushavec, Bishtazhin, Dobrixhë, Novosellë, Bec, Meqë e për ta përfunduar vizitën tonë në disa familje në Doblibare.”, ka shkruar Kurti.
Ai tha se Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim.
“Krishtlindja është edhe mirënjohje dhe falënderim e në të gjitha këto vizita e takime këto dy vlera reflektonin qartë. Por, edhe unë shfrytëzoj rastin që edhe njëherë t’i falënderoj të gjithë ata për mikpritjen e tyre dje.”, tha ai.
“Kujdesi, dashuria e sakrifica për njëri-tjetrin qofshin gjithnjë vlerat që na shoqërojnë, sikurse gëzimi e festa mbizotërofshin gjithmonë te qytetarët e familjet tona.”, ka shkruar mes të tjerash kryeministri Kurti./Arbresh.info/
Kongresmenët amerikanë vizitojnë Luginën e Preshevës, Bajrak...
Netanyahu ndan detajet e telefonatës me Trump
Sveçla dhe Hyseni ecin drejt Kalasë së Pogragjës bashkë me k...
“Llugë” në Superligë, mbyllet xhiroja e parafundit – pozita ...
Osmani dhe Abdixhiku falënderojnë bashkatdhetarët në Cyrih t...
Shembet një ndërtesë në Filipine, një i vdekur dhe 21 person...