Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se Kosova është renditur në vendin e parë nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në Institutin e Demokracisë Zgjedhore për vitin 2023.
Kurti theksoi se është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat, teksa shtoi se ende duhet shumë për të bërë.
“Më shumë vërtetim i progresit tonë demokratik: Kosova ka përmirësuar 3 vende dhe renditet e para në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor në V-Dem Institute, Indeksi i Demokracisë Zgjedhore 2023. Është bërë shumë punë për të arritur këtë rezultat dhe ka shumë për të bërë. Ditë më të mira—më demokratike—ka ende për të ardhur”, ka shkruar Kurti në Twitter.
More validation of our democratic progress: Kosova has improved 3 places and ranks 1st in the WB6 in @vdeminstitute‘s 2023 Electoral Democracy Index. Much work has been done to achieve this result, and there is much more to do. Even better—more democratic—days are still to come.
— Albin Kurti (@albinkurti) March 3, 2023
Ndryshe, Instituti V-Dem (Varieties of Democracy) është një institut i pavarur kërkimor i themeluar nga Profesor Staffan I. Lindberg në 2014 që studion cilësitë e qeverisjes. /arbresh.info/
Ekstradohen nga Italia dhe Gjermania në Kosovë, një grua dhe...
Franca thirrje qytetarëve të shmangin udhëtimet në Izrael, K...
Rizvanolli kërkon rritje të masave të sigurisë, pas vdekjes ...
“Na ke bërë krenarë”, Hygerta surprizohet nga nëna për final...
Begaj: Nuk është e drejtë që Kosova ka mbetur larg proceseve...
Porti i ri tregtar në Porto Romano, SPAK sekuestron dosjen e...