Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka shkruar për takimin që kishte me homologun e tij nga Maqedonia e Veriut, Hristijan Mickoski, ku është mbajtur një mbledhje e dy qeverive që rezultoi me disa marrëveshje.
Kurti me anë të një postimi në Facebook ka thënë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut nuk kanë mosmarrëveshje, shkruan Arbresh.info.
Shefi i ekzekutivit shtoi se Kosova dhe Maqedonia e Veriut janë miq dhe partnerë.
“Republika e Kosovës dhe Republika e Maqedonisë së Veriut nuk kanë mosmarrëveshje. Kemi komunikim të hapur dhe bashkëpunim të gjerë. Ne jemi fqinj, miq dhe partnerë, të lidhur jo vetëm përmes tregtisë, që është çdoherë në rritje, por edhe përmes lidhjeve mes familjeve e bizneseve tona që po forcohen përherë e më shumë. Në mbledhjen e dytë të përbashkët të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, marrëveshjeve të deritanishme ia shtuam edhe një protokoll dhe dy memorandume që lehtësojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve dhe shtojnë bashkëpunimin në energji dhe arsim”, ka shkruar Kurti.
Palët kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e energjisë, atë të arsimit, dhe për lehtësimin e lëvizjes së lirë./Arbresh.info/
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...
NASA: Artemis II drejt kthimit në shtëpi, ekuipazhi do të zb...
Rutte: Vendet aleate të ngadalta në mbështetje të SHBA-së pë...
Muriqi tregon nëse do të pensionohet nga Kombëtarja e Kosovë...
Graçanica ankohet se iu hoqën flamujt serbë me vendim të min...
Hoxhaj: PDK nuk dëshiron zgjedhje, fati i Presidentit varet ...