Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti në një konferencë për media ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të kryetarit të VV-së Visar Ymerit dhe të deputetëve tjera të arrestuar.
“Drejtësia, prokuroria janë bërë shumë të sjellshëm për Lëvizjen Vetëvendosje, mbi 400 mijë lëndë po presin në Pallatin e Padrejtësisë ku sot në mëngjes e arrestuan edhe Visar Ymerin. Ne kërkojmë urgjent që të lirohet Visari dhe disa deputet të tjerë”, tha Kurti.
Ai tha se datën e protestës së radhës do ta bëjnë të ditur kur të takohen edhe me Ymein , Limajn e Haradinajn.
Ai gjithashtu përmendi rastin kur në zyrat e PDK-së një person ka gjuajtur me armë dhe se nuk është arrestuar askush.
“Që 5 ditë në zyrat e PDK-së një militantë gjuajti me kallash po nuk u bastisën zyrat e tyre, ndërsa këtu u bastisen edhe me policë anti-terror”, tha kurti.
E Driton Çaushitha se gjashtë muajt e fundit janë arrestuar qindra aktivistë dhe disa deputetë të Opozitës.
“Arsyeja pse ndodhin këto ne i dimë ne si opozitë e bashkuar kemi me parandalu Zajednicen dhe Demekracionin”/Arbresh.info
Izraeli godet qytetin libanez të Tiros, pavarësisht paralajm...
PDK pas zgjedhjeve: Zgjedhjet e brendshme mund të nisin në s...
Inspektorati në Mitrovicë ndalon punimet që po kryheshin pa ...
Në Forumin Ekonomik të Vjenës, Kurti fton kompanitë e huaja ...
Nico Paz merr vendimin e papritur rreth të ardhmes së tij
Spalleti e do me çdo kusht tek Juventusi, por ky është vendi...