Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka kujtuar rënien për liri e heronjve të kombit, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn, të cilët u vranë më 30 maj 1999, teksa po përpiqeshin t’i mbronin dhe strehonin civilët e rrethuar nga forcat serbe.
Kurti përmes një shkrimi në ‘Facebook’ ka thënë se jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut.
“26 vite nga dita kur ranë, i kujtojmë bashkë dy dëshmorët e lirisë së Kosovës, Rasim Kiçinën dhe Ragip Halilajn. Ata u vranë më 30 maj 1999, teksa po përpiqeshin t’i mbronin dhe strehonin civilët e rrethuar nga forcat serbe, që në pranverën e vitit 1999, i kishin përshpjetuar dhe egërsuar maksimalisht operacionet për spastrimin etnik të Kosovës”, ka shkruar, Kurti.
Ai nënvizoi se jeta e Rasim Kiçinës dhe e Ragip Halilajt u shenjua dhe u përmbyll nga veprat e tyre heroike si luftëtarë të lirisë së atdheut, derisa shtoi se ata ranë dëshmorë për çlirimin e Kosovës nga Serbia, vetëm tre javë para se ky synim i kahmotshëm të realizohej.
“Lavdi dëshmorëve Rasim Kiçina dhe Ragip Halilaj, bashkë me të gjithë të rënët për liri!”, ka shkruar Kurti.
Durmishi paralajmëron heqjen e taksës doganore për veturat n...
Vetëvendosje mbyll sot fushatën për zgjedhjet e 28 dhjetoriT
Sot votohet në përfaqësi diplomatike, KQZ-ja del me detaje
Parashikimi i motit për sot
Ja çka i ndodh trupit nëse flini me çorape
Era Istrefi elektrizon skenën e Big Brother VIP Kosova