Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, u ka shprehur ngushëllime familjes Bojku, pas ndarjes nga jeta të profesorit, veprimtarit dhe kryetarit të parë të Deçanit të lirë, Mehmet Bojku.
Përmes një telegram ngushëllimi, kryeministri shkroi se profesor Mehmet Bojku ishte personalitet i respektuar i arsimit, ish-i burgosur politik, udhëheqës në luftë çlirimtare dhe kryetari i parë i Komunës së Deçanit i zgjedhur në Kosovën e lirë. “Nderi, përkushtimi dhe shërbimi i tij i sinqertë ndaj vendit kanë lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë tonë dhe kujtesën e qytetarëve”, shkroi kryeministri Kurti.
Në emër të tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, ai u shprehu ngushëllime familjes, miqve dhe bashkëpunëtorëve të të ndjerit, dhe të gjithë qytetarëve të Deçanit.
Ushqimet ideale për një gjumë më të qetë
Lajm i madh për Al-Nassr, rikthehet Cristiano Ronaldo
Parashikimi i motit për të premten
Trajneri i Bosnjës, Sergej Barbarez pritet si ”hero” në qyte...
Dërgimi i FSK-së në Gaza:, Ziv: Të lumtur që Kosova u përfsh...
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...