Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në hapjen solemne të Seminarit Ndërkombëtar të Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës Shqiptare, i cili po mbahet në amfiteatrin e Bibliotekës Qendrore Universitare, tha se kjo është një ngjarje më jetëgjatë në jetën kulturore të Kosovës. Në kushtet e zhvillimit të shpejtë të Intelegjencës Artificiale (IA) gjuha është themeli më solid i ruajtjes së intelgjencës, imagjinatës njerëzore.
Kurti, duke folur për raportin ndërmjet gjuhës dhe mendimit, tha se intimiteti i pazgjidhshëm mes tyre do të mbetet çështje e njerëzimit, pra edhe i formimit tonë kulturor. Sipas tij, vet kultura është një pazgjidhshmëri e kamotshme dhe e përjetshme dhe se gjuhëtarëve u takon ta shtjellojnë këtë në të gjitha nëndisiplinat e tyre.
“Seminari i 43-të me radhë ka një rol të madh në llogaritjen e bazës që i shërben mendimit, madje edhe në kushtëzim të tij, sepse, siç e dimë, raporti midis mendimit e gjuhës, në njëfarë mënyre, i ngatërron mundësimin dhe kushtëzimin. Studimi gjuhësor përqendrohet në llogaritjen e racionalitetit të mënyrës së mirëfilltë të mendimit. Gjuha nuk është vetëm komunikim i nevojave, por edhe komunikim i subjektivitetit i kujtesës, i imagjinatës dhe i kulturës”, tha Kurti.
Ai shtoi se në kushtet e zhvillimit të shpejtë të IA-së gjuha është themeli më solid i ruajtjes së inteligjencës, imagjinatës njerëzore.
Kurti tutje theksoi se entuziazmi për gjuhën shqipe në kulturën, artin dhe shkencën tonë duhet të rritet, teksa në cilësinë e kryeministrit në detyrë shprehu gatishmërinë e mbështetjes së institucioneve të vendit që janë të lidhura me këtë qëllim fisnik e detyrë e historike.
Kurti më tej vuri në pah mbështetjen e studentëve të Gjuhës dhe Letërsisë Shqipe përmes bursave në vlerë prej 1000 eurove dhe mbështetjes së stafit akademik.
Në pritje të rritjes së çmimit të naftës nga bordi, qeveria ...
Aktakuzë për ndaj tre personave për shitblerjen e 4.4 kg kok...
“Hup”, “laper“, përplasje mes Besian Mustafës e Egzon Azemit...
Kuvendi shkon në pauzë
Ushtarët letonë të KFOR-it patrullojnë përgjatë kufirit Koso...
Trump: Ne mund ta hapim lehtësisht Ngushticën e Hormuzit, të...