Kurti flet për simbolet e Kosovës dhe bashkimin me Shqipërinë

13:26 | 9 Qershor 2017

Kandidati për kryeministër nga radhët e  Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, në një intervistë për Dw,flet për simbolet e shtetit të Kosovës, bashkimin me Shqipërinë, dialogun me Serbinë, demarkacionin, koalicionet…

Ndër të tjera Kurti ka thënë se i njeh simbolet e Kosovës, ndërsa ka përmendur edhe qëndrimin e tij për bashkimin e trojeve shqiptare.

“Po, ne i njohim simbolet e Republikës së Kosovës. I kemi gjetur aty dhe do të vazhdojnë të mbeten aty”, është shprehur Kurti.

Ai ka thënë se bashkim me Shqipërinë e sheh vetëm si një proces paqësor dhe demokratik, ndërsa ka theksuar se neni 1.3 i Kushtetutës së Kosovës, që ndalon bashkimin me një shtet tjetër, është i padrejtë.

“Avancimin e Republikës së Kosovës dhe simbolet e saj duhet të reflektojnë historinë dhe të drejtën e bashkimit të popullit tonë. Ne këtë bashkim e shohim vetëm si një proces paqësor dhe demokratik. Bashkimi nuk mund të bëhet pa Shqipërinë dhe besojmë se neni 1.3 i Kushtetutës së Kosovës, që ndalon bashkimin me një shtet tjetër, është i padrejtë. Ai nen na pengon madje edhe për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Nuk duam të shkaktojmë konflikte të reja, por nuk duam të harrojmë as faktin se ndarja e shqiptarëve është e padrejtë,” ka thënë Kurti./arbresh.info

 

Lajmet më të lexuara