Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, pas një tubimi me bashkatdhetarë në Berlin të Gjermanisë ka folur për simbolet shtetërore të cilat është shprehur se i respekton.
“Nëse në Ballkan jemi të ndarë nëpër shtete. Mërgata jonë është e bashkuar dhe ne këtë edhe e duam dhe e respektojmë. Himni tjetër është pa tekst s’e këndon dot. Mendoj që mirë është kështu siç është në këtë organizmin”, është shprehur Kurti duke folur për antonimin e vetëm himnit kombëtar.
Ai ka thënë se i respekton simbolet e institucionet në Kosovë.
“I respektoj simbolet e institucionet në Kosovë dhe flamurin e himnin e Kosovës do t’i respektoj nesër-pasnesër si kryeministër”, ka thënë Kurti në intervistën e dhënë për Deutsche Welle.
Kurse nëse si Kryeministër i Kosovës do të punonte për bashkimin kombëtar të trojeve shqiptare ai ka thënë se është përgjigjur disa herë.
“Ata që na duam i përmendin gjërat që janë jetike për Republikën e Kosovë, ndërsa ata që duan t’i frikësojnë të tjerët me fitoren e Lëvizjes Vetëvendosje i përdorin flamujt, thonë se VV është për “Shqipërinë e Madhe”. Ndërsa “Shqipëria e Madhe është nocion i shpikur nga ata që synuan ta krijojnë “Serbinë e Madhe””.
“Ka ardhur koha që VV mos të përjashtohet me parulla koti. Bashkimin kombëtar nuk e do LVV e duan të gjithë shqiptarët”.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...