Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka organizuar një mbledhje komemorative në nder të shkrimtarit Rushit Ramabaja. Në këtë ceremoni morën pjesë familjarë, bashkëpunëtorë, miq dhe përfaqësues të institucioneve.
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se “jemi mbledhur sot për të kujtuar dhe nderuar një njeri fjala e të cilit la gjurmë të thella në kulturën dhe ndërgjegjen tonë shoqërore e kombëtare. Largimi nga jeta i Rushit Ramabajës na prek thellë, sepse me të humbim jo vetëm një poet, gazetar dhe publicist të shquar, por një zë të rrallë intelektual që për dekada i qëndroi besnik fjalës së shkruar”.
Ai shtoi se Ramabaja “i përkiste brezit të intelektualëve që u formuan herët dhe u provuan e u sprovuan gjatë”.
Ndërkaq, Avni Dehari e vlerësoi Rushit Ramabajën si një personalitet shumëdimensional të letrave shqipe në rrafshin gjithkombëtar.
Rushit Ramabaja ka ndërruar jetë dje në moshën 77-vjeçare. Ai ishte një nga figurat e shquara të letërsisë dhe mendimit shqiptar. Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga familjarë dhe miq përmes rrjeteve sociale.
Ramabaja ishte gazetar kulture në gazetën Rilindja, shkrimtar, romansier e poet, si dhe i burgosur politik dhe mbështetës i lëvizjeve çlirimtare. I njohur për fjalën e urtë dhe angazhimin intelektual, ai la pas një trashëgimi të çmuar letrare dhe shpirtërore.
Ikja e tij paraqet një humbje të madhe jo vetëm për familjen dhe miqtë, por për gjithë kulturën dhe mendimin shqiptar. Me veprën, fjalën dhe qëndrimin e tij, Rushit Ramabaja la gjurmë të pashlyeshme në letërsinë shqipe dhe në ndërgjegjen kolektive të kombit.
Ai ishte model i intelektualit të angazhuar, shembull i dinjitetit njerëzor dhe udhërrëfyes shpirtëror, duke mishëruar përgjegjësinë e fjalës së shkruar, guximin në mendim dhe dashurinë e përhershme për atdheun.
Një 36-vjeçar gjendet pa shenja jete në Prizren
Haxhiu: Ende pa vendim për Presidentin, Kurti dhe Osmani pri...
Policia e Shqipërisë në gatishmëri, apel për kujdes në akset...
Duka reagon pas rinovimit të Sylvinhos: Vazhdojmë së bashku ...
Fillon bora në Bogë
Osmani takoi familjet e prekura nga vërshimet në Gjakovë dhe...