Lëvizja Vetëvendosje ka vazhduar fushatën zgjedhore në Fushë Kosovë. Nga atje kandidati për kryeministër, Albi Kurti, tha se fitorja e tyre i ka dy numra, 118 në fletëvotim dhe 500 mijë vota në mbrëmjen e 9 shkurtit, atëherë kur do të numërohen ato prej komisionerëve.
“Ekonomia e Kosovës është rritur 50 për qind në vitin që lamë pas krahasuar në vitin 2019 në vitin parapandemik. Në vitin 2025 e kemi 50 për qind më të madh buxhetin e shtetit sesa në vitin 2021 kur morëm qeverinë”, tha ai.
Kurti shtoi se rritjen ekonomike e shpërndanë te shoqëria.
“Me shtesa për fëmijë, me rritje të pensioneve, me mbështetje për nëna lehona, me shpërblim të atyre që kursejnë energjinë dhe në këtë mënyrë rritja ekonomike është bërë mirëqenie sociale. Nuk ka familje që nuk e ka ndjerë dorën e mirë të shtetit” Kurti nga Fushë Kosova.
Tutje shtori se një popull e një shtet e mbajnë lart dy gjëra kryesore.
“Kapaciteti për të prodhuar dhe aftësia për t’u mbrojtur. Në qeverisjen tonë, në mandatin e ardhshëm do t’i ndajmë 1 miliard euro për ndërmarrjet prodhuese të Kosovës”tha kandidati për kryeministër nga Vetëvendosje në këtë tubim elektoral.
Pse na shtohet dëshira për ushqim gjatë dimrit?
Liverpooli ka një zëvendësues të gatshëm për Salahun –...
I akuzuari për vrasjen e Charlie Kirk paraqitet për herë të ...
Habit sondazhi i Politico: Trump, njeriu më i fuqishëm në Ev...
Katër të arrestuar në Vlorë për pengmarrjen e një kosovari, ...
Android tani ka mundësinë e ndarjes së video live me shërbim...