Pas pranimit të Raportit të BE-së për Kosovën, kryeministri i vendit Albin Kurti ka thënë se në tri vitet e fundit kanë arritur mbi 70% në zbatimin e Agjendës për Reforma Evropiane.
Me anë të një postimi në Facebook, Kurti thotë se Raporti thekson angazhimin dhe përparimin e palëkundur në rrugën drejt integrimit në BE.
“Anëtarësimi në BE mbetet synimi strategjik i yni dhe gati dy vjet pas aplikimit tonë, është koha që Kosova të vlerësohet në kushte të barabarta për ta marrë statusin e kandidatit, të cilin e meritojmë”, shkruan Kurti./Arbresh.info/
Haxhiu ngushëllon familjen Pëllumbi për ndarjen nga jeta të ...
Peticioni me 200 mijë nënshkrime, Gucati: Na kanë pritur mir...
Memli Krasniqi viziton Kadri Veselin: Pavarësisht zvarritjev...
Rama nesër prezanton Prishtinën në “Expo AI 2026” në Washing...
Përvjetori i lindjes së Skënderbeut: Ceremoni në Lezhë e Kru...
Xhensila Myrtezaj ndan pamje nga xhirimet e klipit të ri