Albin Kurti, kandidati për kryeministër i Vetëvendosjes, ditën e parë të fushatës zgjedhore e nisi në Gjakovë.
Në një postim në Facebook, kryeministri aktual i vendit ka bërë të ditur se është takuar me qytetarë në fshatrat e rajonit të Dushkajës.
“Ditë e bardhë për të filluar fushatën faqebardhë. Po e nisim me Gjakovën e Gjakovës ia nisëm me fshatrat Cërmjan dhe Bec për të takuar banorët e rajonit të Dushkajës”.
“Vazhdojmë përgjatë ditës me vizita e takime cep më cep të Gjakovës”, ka thënë Kurti.
Ai ka bërë të ditur se sot do të mbajnë tubimin e parë të fushatës në orën 18:00 në sallën e sportit “Shani Nushi”, në Gjakovë./Arbresh.info/
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes
Aksident në Tiranë, vdes një 42-vjeçar
Klubi i MLS tërhiqet nga gara për Robert Lewandowskin
Osmani në TED: Kosova, nga dhimbja në histori lirie dhe demo...
FFK reagon ndaj deklaratave të fundit për kurdisje nga disa ...
Chelsea siguron finalen e FA Cup, aty e pret Manchester City