Në seancën e Kuvendit ndonëse po diskutohet për Politikën e Jashtme, deputetët e legjislativit kanë polemizuar edhe për modelet e telefonave Nokia dhe Iphone, nisur kjo nga deputetit i PDK-së, Enver Hoxhaj, shkruan arbresh.info.
Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca i ka replikuar nënkryetarit të kuvendit, Enver Hoxhaj pas fjalës së këtij të fundit mbi punën e qeverisë në politikën e jashtme dhe nënkryetari
“E ftoj kryeministrin të tregojë se si do ta ripozicionojë Kosovën në politikën e jashtme më 2025-ën është si me pas një program të ri të iPhone-it, çka tha kryeministri është Nokia, kjo është Nokia e lodhtë, koha e iphone-it është prandaj e ftoj të debatojmë për këto tema”, tha Hoxhaj.
Kryetari Konjufca i është përgjigjur me sarkazëm Hoxhajt duke thënë se edhe telefonia Nokia ka modele të reja.
“Kujdes se Nokia i ka do modele të reja, s’di sa i keni përcjellë”, i ka replikuar Konjufca.
Ndërkaq Kurti po ashtu duke i ironizuar i ka replikuar Hoxhes, pasi ky i fundit përmendi disa thënie religjioze duke e lidhur me muajin e shenjtë të Ramazanit./arbresh.info/
Ish-ambasadori holandez thirrje liderëve politikë në Kosovë:...
Miratohet ligji për sigurimet shëndetësore
Prishtina 01 – Liqeni, finalja e madhe për trofeun e Kupës s...
Uji i pijshëm nga Badovci, KRU “Prishtina”: Analizat bëhen 2...
Dhjetëra të lënduar nga përplasja e dy trenave në Danimarkë
Mimozës i vjen dron në Ferma VIP me një mesazh nga Dafina Ze...