Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, tha se as sot nuk do të votojnë për zgjedhjen e Nenad Rashiq si nënkryetar i Kuvendit nga komuniteti serb.
Ai po ashtu tha se ka refuzuar një takim sot me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, për të diskutuar këtë çështje.
Sipas Krasniqit, PDK-ja nuk mund të bëhet pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq, në rrethana të tjera, do të ishte një nënkryetar shumë i mirë.
“Nuk mund të bëhemi pjesë e lojërave politike, pavarësisht se Rashiq në një rrethanë tjetër do të ishte një nënkryetar shumë i mirë. Kurti këtë entuziazëm për me zgjedh Rashiqin, se ka pas as për me zgjedh Albulena Haxhiun e aq më pak për Dimal Bashën. Edhe ai e di që një gjë e e tillë s’është në pajtim”, tha Krasniqi para fillimit të seancës.
Ai shtoi se ka refuzuar takimin me Kurtin: “Unë kam refuzuar sot që ta takojë z.Kurti përkundër kërkesës së tij që me u taku me diskutu për zgjedhjen e Nenad Rashiqit”, deklaroi ai.
Krasniqi tha gjithashtu se qëllimi i Kurtit dhe Vetëvendosjes është vazhdimi i bllokadës në Kuvend.
“Pse po insiston me kriju edhe një lëndë në Kushtetuese spo e kuptoj”, përfundoi ai.
Putin shpall armëpushim të përkohshëm me Ukrainën për Pashkë...
Trump: Mënyra si Irani trajton Ngushticën e Hormuzit, nuk ës...
Dy komisione parlamentare mblidhen sot në Kuvendin e Kosovës
Kuvendi mblidhet sot, ky është rendi i ditës
Parashikimi i motit për të premten
Trump: Irani më mirë të mos i detyrojë të paguajnë anijet që...