I nominuari për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje ka prezantuar disa nga pikat programore kur ata do të vijnë në Qeveri.
Me fillim në fjalimin e tij, Kurti ka thënë se mirëqenia e përgjithshme nënkupton që s’duhet të ketë familje pa kulm mbi kokë, familje pa dikë të punësuar dhe fëmijë të uritur nëpër shkolla, njofton Klan Kosova
Ai ka më tej ka folur për konfiskimin e pasurisë së paligjshme duke vënë në theks se në gjysmë e parë të vitit 2016 nuk ka pasur konfiskime asnjë një çerek milioni.
“Kjo është tepër pak dhe tepër dobët dhe nuk kundërshtim me thirrjet e Raportit të progresit”.
Më tej Kurti ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje kur të vjen në Qeveri do t’ia ndritë fytyrën vendit.
“Do ta ndalim korrupsionin dhe do të qeverisim pa korrupsion. Prishtina është shembulli më i mirë që tregon për qeverisjen e mirë”, ka theksuar ai.
Kurti ka pohuar se do ta bëjnë bashkimin e qytetit të Mitrovicës si dhe integrimin e serbëve të Kosovës.
“Do të ndërtojmë partneritet të mirëfilltë, pa armiqësi dhe pa servilitet. Lëvizja jonë është kundër ekstremizmave, ne jemi për normalitet”.
“Ne do ta krijojmë Fondin sovran, Fondin zhvillimor dhe Bankën zhvillimore të Kosovës”, ka shtuar Kurti.
Ai më tej ka deklaruar se do të bëjnë miratimin dhe zbatimin e ligjit për mbrojtje të prodhimeve vendore.
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...
Kurti dhe Basha nesër marrin pjesë në nisjen e punimeve për ...