Faton Peci, i cili sot dha dorëheqje nga pozita e Ministrit të Bujqësisë, tha se pavarësisht kësaj ai do të kthehet sërish në zyrën e tij në ministri.
Sipas tij, dështimi i konstituimit të Kuvendit do të krijojë një hendek të madh dhe nëse largohen nga zyrat, atëherë kjo do të konsiderohej tradhti kombëtare.
“Ligji e thotë se dorëheqja duhet të bëhet para betimit. I kemi deponuar dorëheqjet te Albin Kurti dhe ai i ka deponuar te ish-kryetari, Glauk Konjufca. Nuk ka asnjë mekanizëm tjetër se si mund të veprohet ndryshe, por ajo që dihet është që Lista Serbe dhe opozita e pamundësoi konstituimin e institucioneve ose hapin e parë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Të gjithë ministrat kanë ofru dorëheqje mirëpo pavarësisht se kemi dhënë dorëheqje unë kthehem në zyrën ku e kam të ministrit për shkak se largimi i kryeministrit në detyrë nga zyra dhe largimi i ministrave nga zyret e ministrive do të mundësonte krijimin e një hendeku të madh. Nesër dikush mundet me thënë se kemi bërë vepër penale deri në nivel të tradhtisë kombëtare.”, u shpreh ai.
Thyhen 7 vetura në parkingun e një objekti në Fushë Kosovë, ...
Sy më sy, Labi dhe Fjolla përplasen ashpër
“Uniteti i Ukrainës ka më shumë rëndësi”/ Zelensky mesazh pë...
Presidenti Begaj uron besimtarët e krishterë: Krishtlindje p...
Tragjedi në brigjet Senegalit, përmbyset varka me emigrantë
106 aksidente trafiku dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 orëve