Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, takoi sot në Washington D.C., senatoren amerikane nga radhët e Partisë Republikane, Joni Ernst.
Palët diskutuan për zhvillimet aktuale në vend dhe në rajon, për siguri, mbrojtje, integrim euro-atlantik dhe zhvillim ekonomik të Kosovës.
Kurti veçoi rëndësinë dhe vlerën e marrëdhënieve ndërmjet Gardës Kombëtare të Iowa-s dhe Forcës së Sigurisë së Kosovës në fushën e mbrojtjes, dhe shprehu përkushtimin e tij dhe të qeverisë për t’i thelluar edhe më tej ato.
Ai gjithashtu theksoi rëndësinë e investimeve amerikane në Kosovë dhe paraqiti mundësitë që ofron Kosova për investitorë të huaj në infrastrukturë, energji dhe teknologji.
Kryeministri në detyrë e falënderoi senatoren Ernst për miqësinë dhe mbështetjen e saj të palëkundur për popullin e Kosovës dhe për angazhimin e kontributin në forcimin e lidhjeve dhe raporteve ndërmjet Kosovës dhe shtetit të Iowa-s e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në përgjithësi.
Gara e nxehtë për inkuadrim në Superligë – Rezultatet dhe ta...
Hoxha: Samiti i IV-të i Diasporës në “Times Square”, aty ku ...
Në krye me Muriqin, Mallorca arrin fitore të madhe në luftën...
Prishtinasi e demolon vetë ndërtimin, Rama: Të gjitha ndërti...
Putin bisedë telefonike me Pezeshkian, ofron ndërmjetësim pë...
Pakistani do të vazhdojë të ndërmjetësojë bisedimet e paqes ...