Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka marrë pjesë mbledhjen komemorative në nderim të Dr.Bujar Bukoshit, njeriut që për dekada ishte në shërbim të çështjes kombëtare dhe të shëndetësisë në Kosovë, u mbajt mbledhje përkujtimore.
Kurti, tha se Dr. Bukoshi ishte ndër figurat më të rëndësishme politike të viteve ’90-ta.
“Sot janë mbushur 26 vjet nga çlirimi i Kosovës dhe sa herë që i qasemi historisë, një nga emrat kyç që kujtojmë është ai i Dr. Bukoshit. Në kronikat dhe lajmet e asaj kohe, emri i tij ishte gjithandej. Bujar Bukoshi ishte dhe do të mbetet histori si kryeministri i parë i Republikës së Kosovës. Emri i tij është përjetësuar edhe në dokumentin themeltar të Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës”, u shpreh Kurti
Në emër të familjes Bukoshi foli vajza e tij, Shota Bukoshi.
“Një nga fjalimet më të vështira për mua është ky, të flas në emër të familjes sonë për të. Ju falënderoj nga zemra për praninë dhe nderimin tuaj. Shumë prej jush e njihni si veprimtar, si mjek dhe si kryeministrin e parë të Kosovës. Ne e kemi njohur si baba, si bashkëshort dhe si gjysh. Aq sa ishte i saktë si mjek, ishte edhe i guximshëm dhe mbështetës në jetën tonë.”
Kryetari i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, akademik Mehmet Kraja, foli për idealin e përbashkët që kishte me të.
“Me të na lidhi një miqësi e veçantë. Në bisedat tona të gjata, flisnim për një Kosovë ndryshe. Me Dr. Bukoshin u njohëm që në themelimin e Lidhjes Demokratike të Kosovës.”, tha ai/Arbresh.info/
Gashi: Zgjedhjet e janë të shmangshme, partitë opozitare duh...
Gjermania kërkon heqjen e votimit unanim në BE, çfarë do të ...
Afati po skadon, ende s`ka marrëveshje për president
Tragjedi në Gjakovë, një person vdes në vendin e punës
Trump: Po shënjestrojmë anije që vendosin mina, Hormuzi ësht...
18 ujqër të ngordhur u gjetën në një park kombëtar në Itali,...