Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, pati një takim virtual me grupin e studentëve nga Amsterdam University College.
Studentët janë nga shumë vende të botës, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Gjermania, Franca, Italia, Holanda, Islanda, Hungaria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Tajlanda.
Biseduan mbi aktualitetin në vend, rajon, Evropë dhe botë. Kryeministri i njohu me zhvillimet gjatë vitit të fundit dhe në tërësi me arritjet gjatë mandatit tonë qeverisës.
Gjithashtu, kryeministri iu përgjigj pyetjeve dhe interesimit të studentëve për Kosovën, progresin e vendit dhe të ardhmen që na pret.
Ai i falënderoi studentët për bashkëbisedimin duke vlerësuar kureshtjen gjithmonë e në rritje për të studiuar, zbuluar e njohur më mirë dhe më thellë vendin tonë./Arbresh.info/

Qeveria i propozon Kuvendit tre emra për Këshillin Shtetëror...
Abdixhiku për rikthimin e Osmanit: Po bashkohemi, s’ka që e ...
Trump thotë se s’do ta zgjasë armëpushimin me Iranin
Çitaku: Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvend do të kërk...
Haxhiu distancohet nga deklarata e deputetit Geci
Tragjike: Dyshohet për dy të vrarë në Memaliaj