Kurteshi akuzon Presidencën dhe BE-në për mostransparencë rreth Gjykatës Kushtetuese

12:13 | 17 Mars 2015

Avokati i Popullit, Sami Kurteshi po vazhdon të kundërshtoj fuqishëm emërimin e anëtarëve të Kushtetuesës në kundërshtim me ligjin.

Avokati i Popullit u ka drejtuar Presidentes Jahjaga, dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Misionit EULEX,z. Zhbogar dhe Meucci, por edhe vetë kryetarit Hasani, një sërë pyetjesh për të mësuar natyrën, përmbajtjen, nivelin dhe kohëzgjatjen e kontakteve midis kryetarit Hasani.Ai në një konferencë për medie ka thënë se u janë drejtuar tri herë me pytjet e njëjta që kanë të bëjnë.

“Ne e pyesim Presidentet nga kush po i fsheh këto të dhëna, dhe ua bëjmë me dije këtyre institucioneve që nuk kemi asgjë personale”, ka thënë Kurteshi.

Dhe sipas Kurteshit,  ky refuzim i bashkëpunimit me avokatin e popullit quhet pengim i punës së avokatit ë popullit.

“Të gjitha këto që i kemi thënë në deklaratën e 9 marsit dhe që po themi sot janë plotësisht të vërteta dhe jo ashtu siç pretendon Zyra e Presidentes”, ka thënë ai.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga, përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian, Samuel Zhbogar si dhe shefi i Misionit EULEX, Gabriel Meucci,  sipas Avokatit të Popullit, po pengojnë hetimet që janë duke zhvilluar lidhur me dyshimet kanë të bëjnë me shkelje ligjore dhe kushtetuese, të kryera nga kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani. E bazuar në këto fakte, Avokati i Popullit u ka drejtuar Presidentes Jahjaga, z. Zhbogar dhe z. Meucci, por edhe vetë kryetarit Hasani, një sërë pyetjesh për të mësuar natyrën, përmbajtjen, nivelin dhe kohëzgjatjen e kontakteve midis kryetarit Hasani dhe zyrtarëve të Bashkimit Evropian dhe të Misionit EULEX, dhe ende nuk ka marrë ndonjë përgjigjje konkrete.

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara