Kurteshi: Fjalitë e programit qeverisës, broçkulla demagogjike

14:26 | 2 Tetor 2017

Deputeti i Vetëvendosjes, Sami Kurteshi ka dhënë një varg kritikash për parimet programore të  Qeverisë së Republikës së Kosovës 2017-2021.

Kurteshi, në seancën e sotme të Kuvendit ka thënë se fjalitë në këtë program janë të përsëritura tash e 17 vite nga çdo qeveri e pasluftës, shkruan arbresh.info.

“Kemi fjali të përsëritura tani e 17 vite nga të gjitha qeveritë. Për shembull, qeveria garanton se askush nuk do të jetë mbi ligjin. Këto janë broçkula demagogjike, premtime të gënjeshtra, dhe krejt këto premtime e kanë degraduar drejtësinë deri në atë masë  sa të mendohet se gjithçka kemi vetëm drejtësi nuk kemi. Këto premtime të gënjeshtërta kanë pasur pasoja edhe për shtetin. Ju keni gjithqka por drejtësi nuk keni”, ka thënë Kurteshi.

Ai ka thënë se në programin qeverisës nuk ka asnjë fjalë për dialogun me Serbinë, për liritë dhe të drejtat e njeriut, të zhdukurit dhe diasporën.

“Asnjë fjalë e vetme për të pagjeturit dhe zhdukurit në Kosovë. Asnjë fjalë a dop të qitet kjo temë në dialogun em Serbinë. Serbia i mban njerëzit e pagjetur dhe nuk guxojnë ta hapin këtë temë”, ka thënë Kurteshi./arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Lajmet më të lexuara