Tri raste të deponimit të parave të falsifikuara në bankat e Kosovës kanë ndodhur gjatë 24 orëve të fundit.
Sipas njoftimit të PK-së, rastet kanë ndodhur në Pejë, Prizren dhe Gjilan.
Në Prizren e Gjilan, janë deponuar nga 100 euro, kurse në Pejë 76/
Siç njofton Policia e Kosovës, monedhat e falsifikuara janë konfiskuar, kurse raste kanë shkuar në procedurë të rregullt.
Njoftimet për tri rastet nga PK
“Prizren Me 11.10.2021 është informuar se një klient ka deponuar në bankë një monedhë prej 100 euro dyshohet e falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.
‘Pejë 29.09.2021 – 16:00. Me 11.10.2021 ankuesi mashkull kosovar, ka informuar se në bankë janë deponuar monedha të metalit të falsifikuar gjithsejtë 76€. Monedhat janë konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregull’, thuhet në raportin e PK-së.
“Gjilan-Ankuesja femër kosovare, ka informuar se një klient ka deponuar një monedhë prej 100 euro të falsifikuar. Monedha është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftimin e PK-së./arbresh.info/
Afati për regjistrimin e personave me nevoja të veçanta deri...
I vuri zjarrin tregut të fruta-perimeve në Lushnjë, arrestoh...
Ardian Gjini merr drejtimin e AAK-së
Rubio: Lajme të mira sa i përket Iranit mund të vijnë më von...
Haradinaj i hap rrugë Gjinit në AAK: Të besoj në rrugëtimin ...
Nga formacioni më i mirë te ai i zbulimeve dhe zhgënjimeve, ...