Vizita e kryeministrit të vendit, Albin Kurti në Maqedoninë e Veriut dhe emërtimi i një rruge në Shkup me emrin e “Adem Demaçit”, ka nxitur reagime të shumta.
Ndaj kësaj ka reaguar edhe kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska.
Ajo ka dorëzuar në Këshillin e qytetit një nismë për ndërrimin e emrit të rrugës “Adem Demaçi” dhe të kthehet në emrin e mëparshëm “Brigada e Dytë e Maqedonisë”, shkruan Alsatm përcjell Arbresh.info.
“I bëj thirrje të gjithë këshilltarëve të Qytetit të Shkupit të votojnë për këtë propozim, përmes të cilit do të përmirësohet padrejtësia ndaj 230 heronjve, pjesëtarë të brigadës së dytë maqedonase që kanë dhënë jetën për Maqedoninë”, tha Arsovska.
E para e Shkupit pati porosi edhe për shefin e qeverisë kosovare.
“Apeloi që kjo nismë të mos politizohet dhe të mos keqpërdoret për rritjen e tensioneve ndëretnike”, theksoi e para e Shkupit.
Ndërkohë. Danella Arsovska, po ashtu i propozon kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, që në Prishtinë të emërtojë një rrugë me emrin e revolucionarit maqedonas Todor Aleksandrov, i cili sipas saj ka bashkëpunuar me Hasan Prishtinën, Hasan Bejta dhe Bajram Currin në luftën kundër okupimit të mbretërisë jugosllave.
Mëngjes me mjegull, gjatë ditës diell e vranësira
Van Dijk: Është një ndjenjë e mirë të fitosh, veçanërisht në...
Kina ekzekuton një bankier, mori rreth 135 milionë euro rysh...
Gjiganti anglez shpreh interesim për Sergio Ramos, kontratë ...
Skena tronditëse nga Indonezia – zjarri përfshiu të gj...
Shpërthim në Shkodër, i vendoset tritol një biznesi