Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa në një takim përshëndetës ka mirëpritur Shefen e Misionit të Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), zj. Alexandra Papadopoulou.
Gjatë takimit u diskutua për situatën aktuale në vend me theks të veçantë për drejtësinë në Kosovë.
Kryetari Mustafa e falënderoi Papadopoulou për përkushtimin dhe angazhimin e saj në zhvillimin dhe fuqizimin e sundimit të ligjit.
Papadopoulou falënderoi kryetarin Mustafa gjatë kohës sa ishte kryeministër i Kosovës dhe tashmë si shef i opozitës për pritjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm në ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës për një shtet ligjor dhe funksional, thuhet në njoftimin e dërguar për media.
Sistemi i hyrje-daljeve në RMV jashtë funksionit, krijohen k...
Gjashtë shtatzëni të konfirmuara me IVF në QKUK
Nis protesta e opozitës në Shqipëri
“Nuk është AI”/ Faton Peci adreson zërat për shuarjen e Guxo...
Pentagoni publikon pamjet e para të dosjes për UFO
Nesër BE-ja shënon Ditën e Evropës në Kosovë, publikohet agj...