Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, e ka pranuar se është në prag të shkarkimit të tre drejtorëve të Lëvizjes Vetëvendosje.
Ai ka thënë se pritjes së tij 5-muajshe në ofertën për koalicion, bërë ish-partisë së tij, ku asaj i ofrohet numri më i madh i drejtorive brenda koalicionit, po i vjen fundi, raporton KTV.
Nëse nuk merr përgjigje së shpejti, i pari i PSD-së dhe Komunës, thotë se do të vazhdojë me vendimin për shkarkim.
Në Lëvizjen Vetëvendosje thonë se nuk iu interesojnë kërcënimet e Ahmetit për largim të drejtorëve, pasi, sipas tyre, ata do të punojnë për realizmin e 100 pikëshit, me ose pa drejtorët e tyre në ekzekutiv.
Egzon Azemi, asamblist i LVV-së në Prishtinë akuzon Ahmetin se po e cilëson Komunën e Prishtinës si pronë të tijën private.
Javën e kaluar, Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Vetëvendosje e kanë ndërprerë bashkëpunimin edhe në Komunën e Kamenicës.
21 aksidente me të lënduar dhe mbi 1800 tiketa trafiku brend...
Përleshje për pronë mes vëllezërve në Mitrovicë
28 vjet nga Beteja e Llapushnikut
Të gjithë sytë në “El Clasico”, derbi që mund të vendosë tit...
SHBA pret përgjigjen e Iranit, Britania dërgon luftanije në ...
Anija “MV Hondius” ku shpërtheu hantavirusi mbërrin në porti...