Kryetari Kadri Veseli ka thënë se beson që projektligjet për FSK-në do të marrin shumicën e votave.
“Me datën 14 dhjetor do ta kemi transformimin e FSK-së në forca të armatosura të Kosovë. Besoj se do të jetë një nga ligjet që do të votohet me shumicën e votave. Pastaj do të kemi shqyrtimin e parë të ligjit për buxhetin dhe seancë parlamentare me 6 dhjetor të rregullt. Edhe ditën e ensërme nga ora 17:00 do të kemi vazhdimin e seancave parlamentare të cilat janë të papërfunduara me pikat e rendit të ditës që shumica janë votime”, ka thënë ai.
Veseli ka thënë se edhe TMK-ja e UÇK-ja kanë qenë ushtri.
“Në shpirtin tim edhe TMK-ja, edhe FSK-ja, edhe ky transformim është veç ushtri e Kosovës. Prej UÇK-së ka qenë vetëm ushtri, por kjo ka tash i jep edhe një vulë më të mirë institucionale. Vendimmarrja ka ndodhur në sallën e kryesisë para 15 minutash në unanimitet të plotë të të gjitha partive politike. Është ushtri e partneritetit, perendimore, profesionale”, ka thënë ai./arbresh.info
https://www.facebook.com/arbresh.info/videos/286255525429252/
Si ta ndihmoni trupin tuaj të detoksifikohet vetë nga vetja
Rrebeshe shiu, parashikimi i motit për nesër
Brightoni merr tri pikë me një paraqitje dominuese ndaj Chel...
SPAK sekuestron pasuri mbi 40 milionë euro: Bllokohen prona,...
Vrasja e trefishtë në Mal të Zi: Nëna e denoncoi në polici t...
Konsullata e Kosovës në Nju Jork organizon mbrëmje komemorat...