Ka shkuar në 55 numri i personave të prekur nga koronavirusi në Ferizaj.
Vetëm sonte u konfirmuan 35 raste të reja. Për këtë, nëpërmjet një shkrimi në Facebook, kryetari i Ferizajt, Agim Aliu u ka bërë thirrje qytetarëve që të qëndrojnë në shtëpi.
Ai u ka uruar shërim të shpejt të infektuarve.
“Edhe 35 raste të reja të konfirmuara me virusin COVID-19 në Ferizaj, që çon në 55 numrin e përgjithshëm të të infektuarve në Ferizaj. Bashkëqytetarë, ju lutem, qëndroni në shtëpi, mos të lozim me fatin e mijëra bashkëqytetarëve, mos ta lejojmë Ferizajn të rrëshqasë në valën e frikshme të përhapjes së virusit. Qëndroni në shtëpi, bëni kujdesin maksimal për shëndetin, na lejoni ta bëjmë punën tonë e situatën ta kemi nën kontroll. Për të gjithë ferizajasit e infektuar me CoronaVirus, uroj shërim të shpejt”, shkruan Aliu në Facebook.
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...