Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës (KPK), Jetish Maloku ka pritur sot në takim Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Nicholas Abbott.
Ky takim është zhvilluar në frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë, me ç ‘rast Kryesuesi Maloku falënderoi në mënyrë të veçantë Ambasadorin Abbott, duke shprehur vullnetin dhe përkushtimin e madh për të zhvilluar partneritetin e përbashkët në fushat përkatëse, në mënyrë që të ketë avancim dhe fuqizim të rendit dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës, përcjell Arbresh.info.
Përmes një komunikate për media nga KPK bëhet e ditur se Abbott, duke falënderuar Malokun për pritjen, theksoi se misioni diplomatik i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë mirëpret dhe angazhohet vazhdimisht për fuqizimin e sektorit të drejtësisë, e në këtë kontekst edhe fuqizimin e institucioneve prokuroriale.
Bashkëbiseduesit u pajtuan gjatë takimit që iniciativat e përbashkëta në kuadër të bashkëpunimit dypalësh për forcimin e rendit dhe zbatimin e ligjit të jetësohen duke u fokusuar pikërisht në proceset e reformave dhe rishikimit funksional të sistemit të drejtësisë, proces ky, që vazhdon të ketë mbështetjen nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë./Arbresh.info
Bislimi akuzon Petkoviqin për deklarata të rreme pas takimit...
Maqedonci nga SHBA: Thellimi i bashkëpunimit në mbrojtje me ...
Edhe pse luan aty, ish-lojtari i Ajaxit arrestohet në Dubai ...
Gyokeres në qendër të polemikave me klubin e tij – Arsenali ...
Gjykata e Apelit në Tiranë liron 39-vjeçarin nga Prizreni, r...
Nënë e bir nga Deçani që vdiqën tragjikisht, varrosen më 15 ...