Kryeprokurori i Speciales, Jack Smith, ka vizituar për herë të parë të martën Kosovën, ku është takuar me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin, me zyrtarë të tjerë të kësaj ministrie, si dhe me përfaqësues ndërkombëtarë
Një ditë pas vizitës së Smithit në Kosovë zyrtarë të Prokurorisë së Specializuar kanë konfirmuar për gazetën “Zëri” se shefi i tyre është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij në mënyrë të shpejtë, duke lënë të kuptohet se nuk do të vonojë as ngritja e aktakuzave të para nga ky institucion i drejtësisë.
“Z. Smith vizitoi Kosovën për t’u takuar me ministrin e Drejtësisë Abelard Tahirin, me zyrtarë të tjerë në Ministrinë e Drejtësisë e me zyrtarë ndërkombëtarë. Ai është i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij në mënyrë të shpejtë. Ndërkohë, ne nuk komentojmë kohën e mundshme të ngritjes së akuzave”, thuhet në një përgjigje për “Zërin” nga Christopher Bennet, zëdhënës i Prokurorisë së Specializuar./Zëri/
Policia e Shqipërisë e arreston në Fushë-Krujë 36 vjeçarin e...
Ambasadori gjerman përgëzon Kosovën për Ligjin për të huajt:...
Trump shkarkon Grenellin nga posti i drejtorit të “Joh...
“Irani është mposhtur plotësisht”, Trump: Po më luten për nj...
Marta Kos përballet me akuza për bashkëpunim me UDB-në
Alarm në Amsterdam, shpërthim në një shkollë hebraike