Iftarin e mbrëmshëm, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti e priti bashkë me qytetarë në kuzhinën humanitare “Dera e Mëshirës”, në Komunën e Pejës, e cila kuzhinë shërben ushqim dhe shujta të ngrohta për mbi 250 persona apo rreth 39 familje në 6 ditë të javës.
I shoqëruar nga Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, zëvendësministri i Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Taulant Kelmendi dhe deputetja Fatmire Kollçaku, kryeministri tha se kishte kënaqësinë që sonte të ishin aty bashkë për të ndarë këtë moment së bashku dhe për të përcjellë porosinë e ndihmës për njëri – tjetrin, solidaritetit e tolerancës.
19 kuzhinat popullore të cilat shërbejnë ushqime dhe shujta të ngrohta për qytetarët janë mbështetur nga Qeveria përmes masës 3.4 të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Qeveria do ta ketë qytetarin gjithmonë prioritet duke iu qëndruar afër dhe punuar për të gjithë që pa dallim të ketë mirëqenie dhe zhvillim.
Pas iftarit, kryeministri bëri edhe një shënim në kuzhinën humanitare, duke shprehur falënderimin e tij për mikpritjen e përzemërt sonte ndaj përfaqësuesit të shoqatës, Ferdi Xhaferi dhe gjithë familjes së tij.
“Falënderoj Derën e Mëshirës, në Pejë për mikpritjen e përzemërt sonte për iftar dhe për kontributin që japin: 38 familje përditë marrin ushqim dhe 250 anëtarë të tyre gjithsej. Falënderoj Ferdin dhe familjen e tij të mrekullueshme Xhaferi”, thuhet në shënimin e kryeministrit./Arbresh.info/
Universiteti i Prishtinës përsërit thirrjet për ndalimin e n...
Tragjedi në Shkodër: Gjendet i vdekur një 19-vjeçar
Barcelona me një tentim për të nënshkruar me superyllin e Ci...
Rrëzohet një avion ushtarak amerikan në Irak, vdesin gjashtë...
BE kërkon që Serbia të shmangë varësitë strategjike jashtë r...
Guxo: Pretendimet për dorëheqje në masë në Deçan e Pejë, ten...