Kryeministri Albin Kurti ka folur për raportimet se ish-prokurori i njohur zviceran, Dick Marty, është nën rrezikun e një plani për t’u vrarë nga inteligjenca serbe për t’i fajësuar kosovarët.
Kurti tha se Shteti dhe populli i Kosovës e kanë ditur gjithmonë se kush është Serbia.
Ai ka thënë se do të bashkëpunojnë me shtetin zviceran për këtë rast, përmes Ministrisë së Punëve të Brendshme.
“Ne përmes Ministrisë sonë të Brendshme do të bashkëpunojmë me shtetin zviceran më shumë për këytë rast. Por gjithashtu ne jemi të interesuar që kjo të zbardhet deri në fund, sepse nuk mjafton që të bëhet denoncimi, të shpjegohet se në 16 muajt e fundit senatori Dick Marty paska pasur një mbrojtje super speciale për shkak të një rreziku të panjohur. Pra, nuk mjafton ky denoncim. Duhet të sqarohen shkaqet, rrethanat dhe informacioni tjetër, sepse qartazi kjo nuk ka të bëjë vetëm me Dick Martyn, por edhe me Kosvën dhe popullin e saj”, ka thënë Kurti./arbresh.info/
Edi sulmon Dolcen me fjalë ofenduese pas ndarjes së saj nga ...
63 aksidente trafiku gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë
Kurti: Komisionerë e individë që janë përfshirë në manipulim...
Rinumërohen 1,423 nga 2,557 vendvotime
Alexander-Arnold do të qëndrojë në Real Madrid
Rusia sulmon Ukrainën, ndërsa vazhdojnë bisedimet me SHBA-në...