Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, mbajtën konferencë për media lidhur me krizën energjetike dhe paralajmërimit për shtrenjtim të saj.
Kurti ka thënë se energjia e importuar është konsumuar e tëra dhe atë duhet ta paguaj dikush, sipas tij rritja e tarifave dhe subvencioneve ngelen e vetmja zgjidhje.
“Energjia e importuar me çmim shumë të lartë është konsumuar, dikush duhet të paguaj, janë tri mënyra se si mund të behët financimi rritja e tarifave rritja e subvencionimit, apo reduktimet e ashpera të energjisë, ne e pamë se sa të dëmshme janë reduktimet e energjisë, sepse e kemi të amortizuar rrjetin e distribucioneve dhe shkaktohen shumë lehtë në ketë rrjet dëme. Ne jemi në situatën ku rritja e tarifave dhe rritja e subvencioneve ngelen e vetmja rrugë. Në ora23:00, ka qenë konsumi maksimal prej 1 mijë 318 megavat kapacitet. Konsumi minimal ka qenë në ora 05:00 të mëngjesit 830 megavat. I gjithë prodhimi ynë me Termocentralet është 727 megavat. Pra kemi konsumuar deri në 1 mijë e 318 megavat. Këtë diferencë dikush duhet ta paguajë. Nuk mund të konsumojmë 1318 e të prodhojmë 727 megavat”, tha Kurti./arbresh.info/
Rinumërohen rreth 70% e votave
Të shtëna me armë në Berlin, pesë persona të plagosur, dy pr...
Moti sot në Shqipëri me reshje shiu
Ndërpritet qarkullimi i kamionëve në pikat kufitare me Serbi...
IHMK paralajmëron reshje intensive për sot
Gabimi që shumë njerëz bëjnë me vitaminën D – mund të ketë p...