Presidentja Vjosa Osmani është shprehur mirënjohëse për mikpritjen e jashtëzakonshme të kryeministrit të Malajzisë, Anëar Ibrahim, në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya.
Përmes një postimi në Facebook, e para e vendit veçoi disa nga momentet më kulminante të kësaj dreke zyrtare.
“Një mikpritje e jashtëzakonshme nga Kryeministri Anëar Ibrahim gjatë drekës zyrtare në kompleksin qeveritar Seri Perdana në Putrajaya”.
“Elementet e pasura të kulturës malajziane — nga produktet tradicionale e deri tek vallet plot ngjyra — të ndërthurura mjeshtërisht me tingujt e muzikës së bukur shqipe, e bënë këtë drekë zyrtare edhe më të veçantë. Faleminderit Malajzi!” , ka shkruar Osmani.

Zyrtare: Malisheva ndanë rrugët me trajnerin Elon Berisha
Negociatat SHBA-Iran në Islamabad vazhdojnë, Witkoff dhe Kus...
Kurti kujton masakrën në Lubizhdë të Hasit: Dëshmi e gjenoci...
Kosova mes vetëkënaqësisë dhe rrezikut real
Pas dështimit të bisedimeve me Iranin, vjen reagimi i Trumpi...
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Pashkët Ortodokse për qyte...