Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis ka mbërritur në Tiranë për samitin BE-Ballkani Perëndimor, ku është pritur nga kryeministri shqiptar, Edi Rama.
Në fjalën e tij të shkurtër përpara gazetarëve, Mitsotakis shprehu mbështetjen për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Evropian, por edhe të vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor.
I pyetur nga gazetarët edhe për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi dhe për dialogun mes tyre, kryeministri grek theksoi se të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas.
“Kemi inkurajuar dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës që duhet të zhvillohet në mirëbesim. E kuptojmë kompleksitetin e çështjes, por jemi të vetëdijshëm që kjo çështje të zgjidhet dhe të dyja palët duhet të bëjnë një hap pas. Pa u zgjidhur kjo do jetë e vështirë të bëjmë progresin e nevojshëm”, u shpreh Mitsotakis. /tvklan.al
Abdixhiku jep arsyet se pse propozimi i LDK-së për Ligjin e ...
Formacionet zyrtare: Real Betis – Barcelona
Në lajmet e RTK-së hyn një aktivist i PSD-së duke mbajtur në...
Reali refuzon PSG-në, Asensio do të qëndrojë në Madrid
Krasniqi për ligjin për pagat: Kurti iu dha edhe një goditje...
Konfirmon Qeveria, koeficienti nuk përfshinë shtesat e tjera