Kryeministri Haradinaj në takimin me gazetarë ka kërkuar falje për fjalorin e përdorur.
“Nuk pritoj të kërkoj falje por gjendja e qeverisë është shume stresuese. Nëse e mendoni mundësinë të hyhet në kolaps energjetik do të humbnim shumë para. Gjendja nuk është e mirë. Kam qenë në gjendje stresuese”, ka thënë ai, shkruan arbresh.info
Sipas tij ai nuk e ka për detyrë të fajsojnë ata ma heret. “Detyra jonë është të bëjmë diferencën nga një kolaps energjetik në një gjendje normale. Si ta kalojmë dimrin. Këto ditë kemi punuar në program qeverisës dhe kemi dashur ta publikojmë të vërtetën”, ka thënë ai.
Ai ka thënë që përdor një gjuhë të vrazhdë edhe në punë. “Kështu e përdori gjuhën në punë sepse situata është e vrazhdë. Por nuk do të shkoj kështu. Nuk do të lejoj që të mos kryhen punët për qytetarët e vendit. Jeni direkt me mua edhe unë do jem. Nuk ia mohoj askujt cfarëdo të arritur apo vlerë njerëzore por duhet bindur që situata nuk është e mirë”, ka thënë ai./Arbresh.info
Edhe sot po vazhdojnë protestat në veri, situata e qetë
ASK: Çmimet e importit në Kosovë u ngritën për 1.1%
Getinjo e konfirmon ribashkimin me Vivin me anë të një fotog...
Vuçiq thotë se nga e marta nisin negociatat për zgjedhjet e ...
Horoskopi për ditën e sotme
Shkon afër 290 numri i të vdekurve në Indi pas përplasjes së...