Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, sot u prit në takim nga Neven Mimica, komisionar i BE-së për bashkëpunim ndërkombëtar dhe zhvillim.
Sipas njoftimit për media të zyrës për informim të Kryekuvendari Veseli, ai “e falënderoi z. Mimica për mirëkuptimin dhe përkrahjen e vazhdueshme që ai i ka dhënë perspektivës evropiane të Kosovës, me theks të veçantë MSA-së, dialogut, bashkëpunimit rajonal dhe temave tjera që kanë të bëjnë me procesin e integrimit evropian”.
Në takim u diskutua për projektet e BE-së që i dedikohen zhvillimit të demokracisë, si dhe ofrimit të mundësive të reja të bashkëpunimit, BE – Republikë e Kosovës, thuhet më tej në njoftim.
Arrestohet një i dyshuar për sulm ndaj zyrtarit policor dhe ...
KQZ fillon procesin e numërimit të votave nga diaspora
Presidenti i Shqipërisë kalon nëpër Kosovë, policia paralajm...
Policia ndalon katër persona për kalim të paligjshëm të kufi...
Zgjedhjet në Kosovë, Hoxha: Urime për pjekurinë demokratike,...
Policia e Kosovës konfiskon marihuanë dhe një kamerë në Priz...