Një vrasje e dyfishtë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Brekoc të Gjakovës. Një kryefamiljar ka vrarë gruan dhe vajzën e tij për arsyeje ende të panjohura.
Rastin për Expresse e ka konfirmuar Kristë Gjokaj, komandant i stacionit policor në Gjakovë.
Ai ka thënë se në vendin e ngjarjes momentalisht ndodhen të gjitha njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës.
Sipas Gjokajt, personi i dyshuar është arrestuar dhe po mbahet nën masa të arrestit.
Gruaja e vdekur është rreth moshës 40 vjeçare dhe një vajzë 9 vjeçare.
“Pak minuta më parë është vrarë një grua dhe një vajzë 9-vjeçare në Brekoc, dhe ne jemi duke u marrur me rastin. I dyshuar është arrestuar”, ka thënë Gjokaj.
Gazeta Express ka marrë vesh nga burimet e veta se i dyshuari që ka kryer vrasjen ishte liruar sot nga paraburgimi, pasi para një muaji e kishte rrahur gruan e tij.
Siç mëson Express çifti kanë 6 fëmijë. Viktima, gruaja, mësohet se ishte shtetase e Shqipërisë.
Express pak më herët ka raportuar se është vrarë një grua, nga një person që dyshohej se ishte bashkshorti i viktimës.
Shpërthim i fuqishëm në Lezhë, disa biznese dhe vetura të dë...
“Sulmues modern, krijon lehtë avantazhin”, Barcelona e sheh ...
Mitrovica synon transformimin e Liqenit Akumulues në atraksi...
Zelensky viziton Sirinë: Ukraina ofron ekspertizë ushtarake
Raportohet se 15 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në...
Zelenskyy: Lufta SHBA-Iran rrezikon raketat Patriot për Ukra...